Halil Thaçi, deputet i partisë në pushtet(Vetëvendosjes) deklaron se Richard Grenell e ka kuptuar gabimin e tij për inatin personal që kishte me Qeverinë e Kosovës.
“Mund të ketë gabime të zyrtarëve amerikanë që kanë bënë ndërhyrje në punët që nuk ju takojnë siç ishte ajo me Grenell që kishte inat personal me qeverinë e atëhershme. Grenell e ka pa gabimin e tij që e ka bërë me qeverinë e atëhershme”, u shpreh Thaçi.
Thaçi thotë se pavarësisht kush e fitoi garën në zgjedhjet e SHBA është mik i Kosovës.
“Kryemiku i Kosovës është Amerika. Jemi mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e tyre para luftës gjatë dhe pas, pavarësisht kush e fituar garën është mik i yni”, thotë Thaçi.
Deputeti Thaçi tha se propaganda e Serbisë filloi direkt pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA, anipse shteti serb i dinë raportet mes Amerikës dhe Kosovës.
“Propaganda e Serbisë kundër Kosovës filloi sot karshi Trump, u panë disa foto se gjoja duke e uruar Trump. Ata e dinë mirë se çfarë raporti ka Amerika karshi Kosovës”.