Deputeti i VV-së: Grenell e ka kuptuar gabimin e tij që kishte në raport me Qeverinë e Kosovës

Aktuale

Deputeti i VV-së: Grenell e ka kuptuar gabimin e tij që kishte në raport me Qeverinë e Kosovës

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 09:36
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Halil Thaçi, deputet i partisë në pushtet(Vetëvendosjes) deklaron se Richard Grenell e ka kuptuar gabimin e tij për inatin personal që kishte me Qeverinë e Kosovës.

Mund të ketë gabime të zyrtarëve amerikanë që kanë bënë ndërhyrje në punët që nuk ju takojnë siç ishte ajo me Grenell që kishte inat personal me qeverinë e atëhershme. Grenell e ka pa gabimin e tij që e ka bërë me qeverinë e atëhershme”, u shpreh Thaçi.

Thaçi thotë se pavarësisht kush e fitoi garën në zgjedhjet e SHBA është mik i Kosovës.

“Kryemiku i Kosovës është Amerika. Jemi mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e tyre para luftës gjatë dhe pas, pavarësisht kush e fituar garën është mik i yni”, thotë Thaçi.

Deputeti Thaçi tha se propaganda e Serbisë filloi direkt pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA, anipse shteti serb i dinë raportet mes Amerikës dhe Kosovës.

“Propaganda e Serbisë kundër Kosovës filloi sot karshi Trump, u panë disa foto se gjoja duke e uruar Trump. Ata e dinë mirë se çfarë raporti ka Amerika karshi Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat