Reagon Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: 21-vjeçari që vdiq në Pestovë, ishte anëtar i yni

Aktuale

Reagon Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: 21-vjeçari që vdiq në Pestovë, ishte anëtar i yni

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 11:52
Ahmet Istrefi

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Ahmet Istrefi, anëtar i tyre, ka vdekur në vetaksidentin që ishte mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga kjo shoqatë thuhet se Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.

“Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat