Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se partia e tij do të dal e para në zgjedhje e 9 shkurtit.
Beqa tha se bazuar në sondazhet që janë duke i bërë në teren, Lëvizja Vetëvendosje i merr vetëm 30 për qind.
“Sondazhet e VV-së, e qesin atë më pak se 35 për qind, e tonat e qesin më pak se 30 për qind. Neve na qesin parti të parë…Këto janë matje tonat që i bëjmë në terën. Ne do t’i publikojmë kur të jetë momenti dhe do t’i publikojmë në vazhdimësi”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata”.
Beqa tha se është i bindur se LVV nuk do të arrijë kuotën e zgjedhjeve lokale që i ka pasur.
“Unë mendoj dhe jam i bindur se LVV ka problem me mbërri kuotën e rezultateve të zgjedhjeve lokale që i ka pasur, për zgjedhjet qendrore nuk bëhet fjalë, e din edhe ata. E dinë se çfarë kanë bërë, nuk kanë çfarë t’i thonë qytetarëve, cilin sukses e kanë pas…”, ka thënë Beqa.