Me ardhjen e Trumpit në pushtet në Amerikë, në Kosovë është ndezur një debat rreth qasjes së tij për Kosovën.
Kritikët po e cilësojnë lbin Kurtin si anti-amerikan dhe se ai nuk është që i ka pasur “punët mirë” me administratën e Trumpit.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka thënë se mes Trumpit dhe Kurtit është e përbashkët, e që ka të bëjë me antikorrupsionin.
“Kush ma shpjegon dot pse gjithë të korruptuarit në Serbi e Kosovë po lëpijnë buzët, dikush dëshiron t’i vjedhë Kosovës territorin dhe dikush buxhetin?”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Një nga kartat kryesore të fushatës së Trumpit në Amerikë ka qenë antikorrupsioni, spastrimi i byrokracisë nga korrupsioni.
Në këtë aspekt s’mund të mos shihet që përngjan me qasjen e Kurtit.
Kush ma shpjegon dot pse gjithë të korruptuarit në Serbi e Kosovë po lëpijnë buzët, dikush dëshiron t’i vjedhë Kosovës territorin dhe dikush buxhetin?
Mos vallë këta të korruptuarit e këtushëm shpresojnë që Trumpi të dalë gënjeshtar?
Apo duke parë dëshirën e madhe të shprehur nga Trumpi për paqe, këta nxitojnë të vetëfaktorizohen duke ofruar atë paqen me pazarin më të ulët, ku më i dobëti merr minimumin dhe më i forti maksimumin?
Kot e kanë.
Shqiptarët e as Kosova nuk janë më faktori i dobët. Diaspora jonë është energjike dhe e fortë, puna e Qeverisë Kurti me diasporën, paralel me investimin në mbrojtje e armatim, do të rezultojnë në qëndrueshmëri shumë më të madhe se dikur.