Rregullorja e punës së komisionarit të FSK’së, Selimi: Gjuha shqipe është e bastarduar në disa nene

Aktuale

Rregullorja e punës së komisionarit të FSK’së, Selimi: Gjuha shqipe është e bastarduar në disa nene

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:37
Shqipe Selimi

Sot në komisionin për siguri është shqyrtuar rregullorja e punës së komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha, dhe ai i VV’së, Enver Dugolli, kanë thënë se janë pro votimit të kësaj rregullore.

Ndërkaq, deputetja e VV’së, Shqipe Selimi, tha se më pak se 24 orë i kanë pasur në dispozicion për ta analizuar këtë rregullore.

“Kam vërejtjet e mia në shtatë nene, në disa pika, por mbi të gjitha në gramatikën e kësaj rregullore. Dmth gjuha shqipe është pothuajse e bastardume në disa nene që nuk ish dashtë me qenë kështu dhe unë nuk jam njëra prej atyre që sot do ta votojë këtë rregullore për arsyet e mia”, tha ajo.

“Nuk duhet të na ikin disa rregulla, disa nene që të themi më vonë që s’i kemi pa”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat