Anëtarët e komisionit i përgjigjen Selimit: Nuk jemi ekspertë të gjuhës, ajo është përgjegjësi e lektorit të kuvendit

Aktuale

Anëtarët e komisionit i përgjigjen Selimit: Nuk jemi ekspertë të gjuhës, ajo është përgjegjësi e lektorit të kuvendit

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 12:39
Anëtarët e komisionit për siguri

Anëtarët e komisionit për siguri i janë përgjigjur deputetës së VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, për kritikat e saj për “bastardimi e gjuhës shqipe” në rregulloren për punën e komisionerit të FSK’së.

Dimal Basha, tha: “e tha edhe kolegia që ka ardhë vonë, janë disa vërejtje bazike, por edhe sikur të kisha qenë unë aty me siguri na kishin rrëshqit se është problem me bo diçka pa asnjë gabim të vetëm”.

Basha ka kërkuar një mbledhje tërëditore për t’i adresuar shqetësimet e ngritura.

“Unë kisha propozu me mbajt një mbledhje të grupit punues dhe deputetëve tjerë e më pas me dërgu për votim në komision”, tha Basha.

Ndërsa Dugolli se nëse ka ndonjë vërejtje substanciale duhet të njoftohen.

“Gabimet gjuhësore, me thënë të drejtën ne asnjëri s’jemi ekspertë të gjuhës dhe në secilin ligj mund të rrjedhin këto gabime gjuhësore por është përgjegjësi e lektorit të Kuvendit dhe ne nuk mund ta marrim këtë përgjegjësi”, tha ai.

Deputeti i LDK’së, Anton Quni, shtoi se nëse ka ndonjë ndërhyrje në ndonjë nen do të ishte mirë të shqyrtohen.

“Mund të shkojmë me secilin nen veç e veç sic kemi bërë në grupin punues”, tha ai.

Në fund, Bekë Berisha ka kërkuar nga mediat që ta lëshojnë mbledhjen e komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat