​U.D. Kryeprokurori i Shtetit pas takimit me Barbano: EULEX një nga partnerët më të rëndësishëm

Aktuale

​U.D. Kryeprokurori i Shtetit pas takimit me Barbano: EULEX një nga partnerët më të rëndësishëm

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 14:57
Pamje nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

Kelmendi dhe Barbano, gjatë takimit diskutuan lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritja e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Duke e vlerësuar lartë angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, U.D.

Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat