Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta bazuar në burime të brendshme të spitalit, ka mësuar se Kusari-Lila është e shtrirë në Klinikën Torakale.
Sipas këtyre burimeve, ajo është pranuar në spital sot dhe pritet t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve.
Gazeta ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës, Nazmi Kolgeci, për të marrë më shumë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Kusari-Lilës. Megjithatë, drejtori nuk ka pranuar të japë detaje, duke u shprehur se nuk mund “të cenojë privatësinë e pacientit.”
Gazeta ka tentuar të kontaktojë edhe vetë shefen e grupit të LVV-së, por ajo nuk ka përgjigjur në telefon.