Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka akuzuar partitë opozitare të cilat sipas tij po kërkojnë ndarjen e veriut.
Madje ai thotë se klika e vjetër në Kosovë po kërkon edhe kthimin e Zvonkos e Radojqiçit.
‘’Ende klika e vjetër në Kosovë po kërkon ndarje të veriut dhe kthimin e Zvonkos dhe Radojqit.Kjo është një ide që po kërkohet vetëm nga miqtë e Zvonkos dhe Radojçiçit. Nuk kthehet viti 2019 – askush nga ndërkombëtarët nuk e mbështet opsionin e ndarjes’’, ka thënë Bajqinovci.
Se për asociacion klubi i stërvjetuar me dy duar e krijon ashtu qysh e ka nënshkruar, s’ka kthim mbrapa, ka shtuar Bajqinovci.