“Rasti Dehari”, Gashi me deklaratë të fortë: Është vrarë për arsye 100 për qind politike

Aktuale

“Rasti Dehari”, Gashi me deklaratë të fortë: Është vrarë për arsye 100 për qind politike

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 18:32
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Ai këtë e ka konsideruar si një rast të dhimbshëm, duke thënë se është vrarë për arsye 100 për qind politike.

“Duhet të themi që në prizmin tim ky është rasti më i dhimbshëm që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, pas përfundimit të luftës, është vrarë një djalë i ri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, arsyet kanë qenë 100 për qind politike”.

“Deri më tani i kemi pasur katër prokurorë të cilët e kanë pasur rastin, që e kanë bartur prej Prizrenit në Prishtinë, prej Prokurorisë Themelore në Prizren, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Disa prej tyre e kanë mbajtur rastin me vite të tëra”.

“Për Astrit Deharin nuk ka guxuar, asnjë prokurorë deri më tani, për tetë vjet me nxjerr një vendim që hetimet të drejtohen në zbulimin e vrasjes së Astrit Deharit. Këta kanë lejuar që 30 minuta pasi që e kanë vrarë Astrit Deharin, me ia dhënë kualifikimin si vetëvrasje”, është shprehur tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat