Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke deklaruar se ai është mbytur me jastëk.
Madje është shprehur se ai kishte ”edhe jargë, të vjella dhe katër peshqirë me gjak”, të cilat sipas tij, nuk janë analizuar kurrë.
“Kanë dashur ta mashtrojnë institutin zviceran duke i dërguar pliko, kinse me mbetje e thonjve të Astrit Deharit dhe është filmuar dosja dhe është parë që kanë dërguar pliko të thata”.
“Pasi që është kthyer rasti nga Zvicra, që pa mostra të thonjve, këta me kërkesë të prokurorit që i ka mësuar me shkrim dhe instituti e ka kthyer një përgjigje se kinse i kanë harxhuar mostrat e thonjëve Astrit Deharit pa i dërguar fare në Zvicër, do të thotë nuk kanë lejuar të kryhet ekspertizë tjetër, sepse ka mundur të gjendet ADN-ja e personave të tretë që e kanë mbajt për duarsh Astrit Deharin dhe e kanë mbytur me jastëk, i cili ka pasur edhe jargë, ka pasur edhe të vjellura që nuk i kanë analizuar kurrë, ka katër peshqira me gjak, ka 1 milion prova në qelinë e Astrit Deharit që çojnë në një konkludim, që është vrasje”, u shpreh tutje Gashi.