Pjesëtarët hungarez të KFOR-it në stërvitje me Njësinë e Aviacionit për reagim emergjent

Aktuale

Pjesëtarët hungarez të KFOR-it në stërvitje me Njësinë e Aviacionit për reagim emergjent

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 20:26
Ilustrim

Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it zhvilluan një stërvitje intensive në kampin e Novo Sellës në Maxhunaj, duke realizuar trajnim për ngarkim të shpejtë me njësitin e Aviacionit të KFOR-it.

Gjatë stërvitjes, ushtarët praktikuan mënyrat e sigurta të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri në nivel nën-njësie.

Njëkohësisht, ata u trajnuan edhe për evakuimin ajror të të plagosurve në kushte emergjente.

KFOR njofton se do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është forcë e tretë e reagimit në siguri, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët bashkëpunon ngushtë në koordinim të plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat