Kurti nesër takon mërgatën në Oslo

Aktuale

Kurti nesër takon mërgatën në Oslo

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 21:35
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Nesër, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”.

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat