Kërstiq-opozitës në Kosovë: Mos u gëzoni për fitoren e Trump, SHBA-të nuk na vesin gjë!

Aktuale

Kërstiq-opozitës në Kosovë: Mos u gëzoni për fitoren e Trump, SHBA-të nuk na vesin gjë!

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 21:58
Branislav Kërstiq

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Branislav Kërstiq, ka paralajmëruar se fitores së Trumpit nuk duhet t’i gëzohen as shqiptarët e as serbët.

Kërstiq ka theksuar se Trumpi nuk ka ardhur në pushtet për t’i përmbushur dëshirat e opozitës e as të pakicës serbe, ngaqë sipas tij, Kosova është një “fshat i vogël” për SHBA-në.

“Një mesazh e kam për opozitën e Kosovës; mos u gëzoni shumë sepse Trumpi nuk e ka apliku kandidaturën e tij për me i plotësu dëshirat e opozitës në shtetin e Kosovës as pakicat e serbëve në veriun e shtetit”, ka thënë Kërstiq.

Sipas Kërstiq, zyrtarët amerikanë e kanë në plan të parë interesin e tyre, e që sipas tij, ky interes është që Kryeministria në Kosovë të kuptojë përgjegjësinë për themelimin e asociacionit apo siç e quajti ai, “vetëmenaxhimi për serbët”.

“Kush ka fitu në zgjedhjet në Amerikë? Miliarderat e Trumpit. Është e nevojshme me kuptu që personat si Grenell nuk janë serbët as shqiptarët, nuk vjen prapë në Kosovë”, ka thënë Kërstiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat