Fitorja e Trump, Muja: Kosova dhe ShBA janë në harmoni të plotë në politikën e jashtme

Aktuale

Fitorja e Trump, Muja: Kosova dhe ShBA janë në harmoni të plotë në politikën e jashtme

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 22:47
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Kosova dhe SHBA-ja kanë harmoni të plotë në politikë të jashtme, pa marrë parasysh se cila administratë është në pushtet, qoftë Republikanë apo Demokratë.

Muja ka thënë aleanca strategjike me SHBA’në mbetet prioritet dhe do të mbetet prioritet për gjeneratat e ardhshme.

“Besoj që Kosova ka qenë gjithmonë partner 100 për qind e strategjisë, sigurisë së SHBA-së dhe 100 për qind e pikave prioritare në politikën e jashtme të SHBA-së qoftë nga Republikan apo Demokratë, ne kemi harmoni të plotë me politikën e jashtme të SHBA-së, në fakt e kundërta është nga Serbia dhe besoj që edhe administrata Trump ta ketë një përqendrim më të madh që të sigurojë që përfundimisht Serbia të tërhiqet nga orbita e influencës kineze dhe ruse”, tha Muja.

Ai tha se prioritetet e administratës Trump janë edhe prioritete të Kosovës.

“Pa marrë parasysh se kush qeverisë në SHBA apo ka qeverisur në Kosovë, aleanca strategjike me SHBA-të mbetet prioritet dhe do të mbetet prioritet për gjeneratat që vijnë. Mendoj që kjo është një udhërrëfim për gjithë skenën politike në Kosovë dhe normalisht ka qenë udhërrëfim edhe për ne. E dyta është sa i përket ndryshimit në administratë, unë besoj që edhe tek administrata Trump kishte shume mesazhe të cilat edhe për ne si Kosovë kanë rëndësi. Prioritizimi ose përqendrimi i administratës Trump ose mesazhi i tyre, përpjekja për t hequr influencën e Kinës dhe Rusisë nga Evropa në përgjithësi, po edhe nga Ballkani është edhe prioritet i joni strategjik. Përpjekja e administratës Trump që të sigurojë që sidomos teknologjia e avancuar 5G të mos depërtojë në Evropë, ka qenë edhe prioritet i joni, të cilin e kemi zbatu mjerisht kjo nuk është respektuar në Serbi”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat