Rrahmani: Jemi dëshmu se e kemi kauzë mbrojtjen e familjes, Kodin Civil nuk e kam votu as në opozitë, e as në pozitë

Aktuale

Rrahmani: Jemi dëshmu se e kemi kauzë mbrojtjen e familjes, Kodin Civil nuk e kam votu as në opozitë, e as në pozitë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 23:14
Eman Rrahmani

Eman Rrahmani nga “Lista për Familjen”, tha se kjo listë edhe identifikohet me kauzën në mbrojtje të familjes.

Ai tha se partitë e tjera të cilat këtë po e përdorin vetëm për fushatë.

“Në fushatë për mua është normale, mirëpo kësaj radhe e kam parë që kanë filluar me i futë edhe në programe të tyre politike edhe me e shpeshtu më shumë këtë gjuhën për marrjen e kësaj votës, por mendoj që neve si organizim më i veçantë edhe identifikim pikërisht me këtë kauzë ka me qenë shumë më e lehtë për shkak që ne e kemi dëshmu gjatë këtyre katër viteve që jemi të vetmit që i kemi mbrojë dhe i mbrojmë këto vlera dhe nuk ndryshojmë pavarësisht pozicionit, qëndrimet qoftë kur kemi qenë në pushtet, qoftë në opozitë.

Unë kodin Civil sa kam qenë në Vetëvendosje nuk e kam votu në mandatin e kalum duke qenë në opozitë bashkë me Vetëvendosjen, por nuk e kam votu në pozitë përkundër Vetëvendosjes këtë mandat”, tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat