Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se së bashku me nënkryetaren Linda Bekteshi, do të jenë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gashi tregon se në mbledhjen me kryesinë e LDK-së, në Obiliq, diskutuan përgatitjet e strukturave në mobilizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e radhës me kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Obiliq, diskutuam për përgatitjet e strukturave tona në mobilizim të zgjedhjeve qendrore të 9 shkurtit dhe organizimin e tubimit madhështor me qytetarët e Obiliqit, si pjesë e “Turneut të Ndryshimit” të LDK-së, që do të mbahet më 21 nëntor me pjesëmarrjen e kandidatit për Kryeministër të Kosovës, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku.
Gjatë mbledhjes, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Obiliq respektoi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për propozimin tim për kandidim si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq në këtë takim nga ana e kryesisë është propozuar edhe Nënkryetarja Linda Bekteshi kandidate për Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Falënderoj anëtarët e kryesisë, Kryetaren e Forumit të Gruas dhe Kryetarin e Forumit Rinor për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre në këtë rrugëtim!
Ndryshimi po vjen!
Xhafer Gashi