Basha: S’kemi arsye me u frikësu nga fitorja e Trump, Serbia duhet të frikësohet

Aktuale

Basha: S’kemi arsye me u frikësu nga fitorja e Trump, Serbia duhet të frikësohet

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 23:36
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se nuk ka arsye që kjo parti dhe Kosova t’i frikësohen zgjedhjes së Donald Trump president i ShBA-së.

I pyetur për përplasjen që kanë pasur me Richard Grenell në mandatin e kaluar të administratës Trump, i tha se kanë qenë mospajtime sikurse me ambasadorin Hovenier për disa tema.

“S’ka arsye për mu frikësuar. Me ShBA-në s’kemi pas përplasje, Kurti është kryeministër i Kosovës, ka mbrojtur interesat e veta, me z. Grenell s’kemi pas përplasje kemi pas mospajtime sikur kemi edhe me ambasadorin Hovenier. Mendoj që objektivat i kemi të njëjta që Kosova me mbet një shtet demokratik edhe me vizion euro-atlantik”, ka thënë Basha në emisionin “InfoNata”.

Ai ka thënë se nuk pret ndryshim të qasjes nga administrata Trump dhe se ajo që duhet të frikësohet është Serbia.

“Nuk besoj, nëse ka dikush arsye me u frikësuar në Ballkan është Serbia për shumë arsye e cila është aleat i Rusisë, asnjëherë s’ka qenë e Amerikës. Serbia nuk i ka vë sanksione Rusisë përkundër insistimit të ShBA-së, vazhdon të ketë qasje agresive ndaj Kosovës”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat