Deputetja e LDK-së: Qeveria e ka prioritet korrupsionin në KEK, jo përmirësimin e kushteve të punëtorëve

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria e ka prioritet korrupsionin në KEK, jo përmirësimin e kushteve të punëtorëve

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 08:39
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është deklaruar lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ajo  fillimisht tha se janë identifikuar dyshime për keqpërdorime në menaxhimin e kompanisë, veçanërisht pas arrestimit të ish-drejtorit, Nagip Krasniqi, një ngjarje që ka shkaktuar shqetësime të mëdha për transparencën në KEK.

Bunjaku Rexhepi kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se kjo qeveri nuk po i jep prioritet kërkesave të punëtorëve të KEK-ut.

‘’Është e ditur që në KEK ka dyshime për keqpërdorime, me arrestimin e ish- shefit Nagip Krasniqit dhe normalisht që kjo qeveri kërkesat  punëtorëve të KEK-ut nuk i ka prioritet’’, tha deputetja.

Ajo akuzoi qeverinë se është më e interesuar për të mbrojtur korrupsionin dhe për të siguruar interesat e veta, sesa për të adresuar shqetësimet legjitime të punëtorëve. Ajo shprehu bindjen se këto katër vite qeverisje kanë sjellë dëm të konsiderueshëm për Kosovën, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon në këtë drejtim, pasojat do të jenë të rënda, duke e përshkruar si një humbje që do të shndërrohet në dhjetë vjet.

Deputetja përfundoi duke thënë se kërkesat e punëtorëve për kushte më të mira pune dhe paga të dinjitetshme janë të arsyeshme dhe të domosdoshme

‘’Nuk pres që kjo qeveri të realizojë kërkesat e punëtorëve të KEK-ut edhe pse ato kërkesa janë legjitime dhe të arsyeshme’’, përfundoi Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat