Furnizimi me ushqim i ushtarëve të FSK-së, po vazhdon të jetë akoma kryetemë në Kosovë.
E lidhur me këtë, anëtari i kryesisë, njëherit kandidat për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, i ka parashtruar një pyetje Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar të dijë se cili shërbim e ka shtyer Gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmërojë ndërprerjen e aktiviteteve të Ushtrisë nëse nuk e zgjedhin çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së.
Postimi:
E dëgjova pak ministrin Maqedonci dhe konspiracionet e tij. Cili shërbim ka mundur të shtyjë Gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmërojë ndërprerjen e aktiviteteve të Ushtrisë nëse nuk e zgjidhni çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së?