Osmani me kryeministrin e ri të Estonisë bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Osmani me kryeministrin e ri të Estonisë bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 09:43
Vjosa Osmani dhe Kristen Michal

Presidentja, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se me të kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Falenderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!“, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat