Hamza pritet në kancelarinë e Gjermanisë: Do të krijojmë kushte për investitorët gjermanë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Aktuale

Hamza pritet në kancelarinë e Gjermanisë: Do të krijojmë kushte për investitorët gjermanë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 11:19
Bedri Hamza në kancelarinë e Gjermanisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitës në SHBA dhe Francë ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Hamza ka njoftuar se në Gjermani ka takuar bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në Zyrën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Wallau, i cili është Përgjegjës për Marrëdhënie Dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Michael Reiffenstuel, i cili është Drejtor për Evropën Juglindore”, ka shkruar Hamza.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka treguar se në të dyja takimet ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë. Z. Wallau dhe z. Reiffenstuel i njoftova edhe për vizionin tim për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do t’i krijojmë për invesitorët e huaj, përfshirë investitorët gjermanë”, ka përfunduar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat