Salih Zyba, deputet i VV-së, ka publikuar një shkëputje të një emisioni ku prezentë ishin Baton Haxhiu, Armand Shkullaku e të tjerë.
Në videon e publikuar, Haxhiu përplaset në mënyrë goxha të ashpër me autorin e emisionit, Çim Peka.
Përplasa lidhet me korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve.
Në mbishkrimin e videos, ndonëse shkroi “pamje pa koment”, Zyba e shkroi një koment, duke e cilësuar Haxhiun si aktor.
“Pamje pa koment:
Aktori është i njohur për të kaluarën e tij që siç e shihni edhe më poshtë tenton të ikë nga ajo” – ka shkruar Zyba.