Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës

Aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 11:59
Policia

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë, raporton Express.

Ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat