Shala: Serbia do të tentojë ta provokojë Kosovën

Aktuale

Shala: Serbia do të tentojë ta provokojë Kosovën

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 12:31
Krenar Shala

Krenar Shala, analist i përhershëm në Kanal 10, ka shkruar një status të gjatë, në të cilin është marrë me politikën e mundshme dhe ndikimet e zgjedhjes së Donald Trumpit si president i 47-të i ShBA-së.

Shala ka shkruar sikurse të ishte një gjeopolitikan, duke përmendur disa tema, përfshirë Ukrainën, Evropën, Kinën e kështu me radhë.

Në fund, Shala ka përmendur edhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Shalës, Serbia do të tentojë të provokojë Kosovën.

“Serbia do të tentoi ta provokoj Kosovën duke shpresuar që Kosova do të reagoj në mënyrë të pakontrollume, duke ia imponuar kshtu vëmendjen e administratës Trump ndaj çështjes së pazgjidhur të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Marrëveshja e Brukselit (Franko-Gjermane) dhe Aneksi i Ohrit priten të menjanohen nga axhenda dhe marrëveshja e Ëashingtonit, me disa pika të reja kryesisht ekonomike, pritet të futet (sërish) në axhendë. Kuptohet që presion ma i madh do të fokusohet tek Kosova, njejtë siç ka qenë rasti edhe gjatë administratës Obama dhe asaj Biden” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat