Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka vazhduar në linjën e Sali Zybës, deputet tjetër i VV-së, duke komentuar figurën e Baton Haxhiut.
Bajqinovci ka shkruar shkurtimisht, duke komentuar një debat në mes Haxhiut dhe Çim Pekës.
Ata u përplasën rreth çështjes nëse Haxhiu ka përdorur termet “ndarje” dhe “korigjim” të territoreve.
“Ky është Baton Haxhiu që mbrëmë thoshte se nuk kam folur kurrë për ndarje” – ka shkruar Bajqinovci.