Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump president i SHBA-ve. Sipas saj, nga Trump mund të ketë befasi për shkak se Amerika tash ka një president i cili merr vendime të papritura.
“Sa i përket agjendës Evropiane është BE-ja i cili e orienton rrugën dhe na ndihmon, bashkëpunon me ne që të ecim drejtë integrimeve evropiane. Sa i përket organizatave ndërkombëtare do të shohim, unë besoj se SHBA-të qëndrojnë prapa politikave të cilat i kanë pasur shumë vjeçare karshi Kosovës. Kështu që do të jenë prapë se prapë edhe me presidentin Trump do të jenë në mbështetje të Kosovës, po shpresojmë.
Të shohim në ditën në vijim, duhet të shohim nëse do të ndryshojnë politikat e tyre. Mirëpo përvoja tregon që zyrtarët amerikanë dhe ata të cilët e këshillojnë presidentin kanë qasje ashtu siç e kanë pasur edhe ndër vite të tjera në raport me Kosovën.
Mirëpo nuk i dihet, mund të ketë befasi për shkak se tani Amerikan ka një president i cili mund të marrë vendime të papritura dhe nuk i dihet asaj.
Ne po presim që të bashkëpunojmë. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë që bashkërisht ta avancojmë edhe agjendën e Kosovës drejtë anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, tha Pacolli për tv21.