Jeton Buquku, pronari i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku” në Pejë, është i përfshirë në një rast ku është akuzuar për kërcënim të një personi.
Sipas hetimeve, më 8 qershor 2024, Buquku ka kërcënuar një viktimë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, duke i kërkuar llogari për mosbashkëpunim në lidhje me zbardhjen e një incidenti të mëparshëm.
Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici, thuhet se Buquku ia ka zënë pritën dhe e ka kërcënuar.
“Kom me t’i qitë trutë në ledinë, ty edhe djalit tënd që ndodhet në Norvegji… sot të nala kështu se herën tjetër ka me marrë vesh krejt Kosova se nuk t’vras msheftë.”