Osmani takohet me Erdoganin në Budapest

Aktuale

Osmani takohet me Erdoganin në Budapest

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi kësaj radhe u bë në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, e para e vendit shprehet se takimet me Ergodanin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës.

Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat