“Young Cell Scheme” feston 20 vjet ndikim me një ngjarje të veçantë

Aktuale

“Young Cell Scheme” feston 20 vjet ndikim me një ngjarje të veçantë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 19:15
“Young Cell Scheme” feston 20 vjet ndikim me një ngjarje të veçantë

Programi i BE-së i bursave pasuniversitare për Kosovën "Young Cell Scheme" ka shënuar sonte 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast u tha se gjatë këtyre dy dekadave është luajtur rol i rëndësishëm në reformën e administratës publike në vend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka ftuar të rinjtë që të shfrytëzojnë mundësinë për 40 bursa, teksa shtoi se deri më tani ky program ka mbështetur mbi 450 të rinj e të reja.

"Ky program është në linjë me prioritetet e qeverisë. Ne kemi rritur mbështetjen financiare në ngritjen e kapaciteteve të administratës publike. Edhe ata të cilët pas periudhës në administratë kanë vendosur ta vazhdojnë karrierën në sektorin privat, vazhdojnë të ndikojnë në kapacitete", tha ai.

Edhe zëvendës-shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova tha se skema "Young Cell" u ofron mundësinë të rinjve që të kontribuojnë në reforma kryesore.

E nisur në vitin 2004, YCS bashkëfinancohet nga BE dhe Qeveria e Kosovës, dhe aktualisht zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotele të Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.

Programi ofron bursa për studime pasuniversitare në universitetet më të mira në BE për të rinjtë kosovarë. Pas kthimit të tyre, bursistët i bashkohen shërbimit civil dhe kontribuojnë në reformën e administratës publike të Kosovës duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat