“Është paraparë që pagat të rriten edhe në vitin 2026 e 2027”

Aktuale

“Është paraparë që pagat të rriten edhe në vitin 2026 e 2027”

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është paraparë që në vitin 2026 dhe ashtu edhe në vitin 2027, do të ketë rritje të pagave.

Sipas tij, pagat nuk janë rritur vetëm në prag të zgjedhjeve, dhe përmend se pagat janë rritur edhe në vitin 2023.

“Qeveria Kurti është ballafaquar me tri kriza, një është pandemia, dy ka qenë kriza e energjisë, dhe tre ka qenë kriza e inflacionit.  Në vitin 2012 dhe 2008 me kësi lloj krizash ka pasur rritje ekonomike vetëm 1 për qind, ndërsa ne kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike, mbi 6 për qind”, tha Muja në “Dpt te Fidani”.

“Ka pasur rritjeve të pagave në vitin 2023, në vitin 2024 dhe ka rritje të pagave në vitin 2025. Kemi paraparë rritje të pagave edhe në vitin 2026 dhe në vitin 2027, sipas parimit se kur rritet ekonomia, të rriten dhe rrogat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat