Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se sot kanë qenë në Viti me ‘Turneun e Ndryshimit’.
Azemi përmes disa fotografive të publikuar në Facebook nga ky turne thotë se përkrahja e madhe në qytetin e Vitisë për LDK-në është një dëshmi e fuqishme se ndryshimi është afër.
“Vitia që gjithmonë ka qenë bastion i LDK-së, do të vazhdojë angazhimin edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Koha e ndryshimit ka ardhur! Bëhu Ndryshim!”, shkroi Azemi.