Visar Azemi: Përkrahja e madhe për LDK’në në Viti tregon se ndryshimi është afër

Aktuale

Visar Azemi: Përkrahja e madhe për LDK’në në Viti tregon se ndryshimi është afër

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë të ditur se sot kanë qenë në Viti me ‘Turneun e Ndryshimit’.

Azemi përmes disa fotografive të publikuar në Facebook nga ky turne thotë se përkrahja e madhe në qytetin e Vitisë për LDK-në është një dëshmi e fuqishme se ndryshimi është afër.

“Vitia që gjithmonë ka qenë bastion i LDK-së, do të vazhdojë angazhimin edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

 Koha e ndryshimit ka ardhur! Bëhu Ndryshim!”, shkroi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat