​Policia del me statistika nëntëmujore: 14 vrasje dhe rritje e dhunës në familje

Aktuale

​Policia del me statistika nëntëmujore: 14 vrasje dhe rritje e dhunës në familje

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 09:38
Ilustrim

Numri i përgjithshëm i rasteve gjatë këtij nëntëmujori, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar ulje nga 36263 raste, në 35818 raste, ose shprehur në përqindje ka ulje për -1.23%.

Sipas policisë, numri i veprave penale ka shënuar ulje nga: 20417 në 20311, në përqindje ulje për -0,52%.

“Disa statistika rreth veprave penale që trajtohen nga ky departament: Vrasjet nga 25 raste në 14 raste, rënie -44%, lëndim i rëndë trupor, nga 167, në 163, rënie për -2.4%, lëndim i lehtë trupor, nga 2011, në 1996, rënie për -0.75%, vjedhjet kanë shënuar rënie nga 3134, në 2825, rënie për -9.9%, vjedhjet e rënda kanë shënuar rënie nga 2082, në 1592, rënie për -23.5%, grabitjet kanë shënuar rënie nga 65, në 57, rënie për -12.3%, dhuna në familje, nga 1897, në 1981, rritje për 4.4%.

Është shënuar ngritje në shkallën e zbulimit të përgjithshme të rasteve për 1.18 %. Gjatë kësaj periudhe kohore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i urdhëresave të gjykatave të realizuar është rritur për 14.8%, ose nga 14170, në 16263”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat