Sipas analistit politik Xhevdet Pozhari, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq si parti e parë politike në Kosovë.
Ai ka thënë se ajo gjendet te 51% i votave, përcjell Bota sot.
“Momentalisht, 51%!
Garë e ngushtë për vend të dytë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Në një reagim tjetër, ai ka thumbuar gazetarin Baton Haxhiu.
“Baton Haxhiu: Unë kurrë nuk kam fol për ndarje
Edhe naj ditë veç kur të thotë: Nuk kam qenë normal kur kam fol për ndarje!”, ka thënë analisti.
Ky reagim vjen pas debatit mes Haxhiut dhe Çim Pekës në një emision.
Ata u përplasën rreth çështjes nëse Haxhiu ka përdorur termet “ndarje” dhe “korigjim” të territoreve./Botasot