“Informeri” serb për takimin e Sinanit me ambasadoren gjermane: “Shqiptarët duan ta marrin edhe Preshevën?!”

Aktuale

“Informeri” serb për takimin e Sinanit me ambasadoren gjermane: “Shqiptarët duan ta marrin edhe Preshevën?!”

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 11:00
Foto nga takimi

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së djeshme ka takuar ambasadoren gjermane në Beograd, Anke Konrad.

Në këtë takim, Sinani e ka informuar ambasadoren për vazhdimin e pasivizimit të vendbanimeve shqiptare nga shteti i Serbisë.

Përmes kësaj, kryetarja e Preshevës tha se Beogradi zyrtar po vazhdon bllokimin e procesit të integrimit të shqiptarëve, nuk po angazhohet për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës dhe po synon vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Sa më shumë partneritet dhe prani të organizatave ndërkombëtare me vlera demokratike në Luginën e Preshevës dhe rreth saj, aq më shumë mundësi për progres dhe zhvillim”, shkroi Sinani pas takimit me ambasadoren Konrad.

E mediat në Serbi i kanë dhënë një kahje tjetër këtij takimi.

Portali që dyshohet se kontrollohet nga pushteti në Serbi, “Informer.rs”, për takimin ka raportuar me këtë titull: “Shqiptarët duan ta marrin edhe Preshevën?! Ankohen për “bllokimin e integrimit” dhe vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak!”.

Në artikull nuk ofrohet ndonjë bazë për këtë pretendim të bërë në titull, por as në njoftimin e Sinanit për takimin me Konrad nuk ka kurrfarë pretendimi për “marrjen e Preshevës” nga shqiptarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat