Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rënien e Murit të Berlinit në 35-vjetorin e tij.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se rënia e Murit të Berlinit paraqet një simbol të fuqisë, guximit dhe unitetit të popullit gjerman.
“Ky moment historik na kujton se liria dhe demokracia mund të triumfojnë mbi çdo pengesë. Lidhja e pathyeshme me aleatët perëndimorë, veçanërisht SHBA dhe NATO, ka qenë dhe mbetet shtyllë e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”.
“Si popull i Kosovës, që përkrah aleatëve kemi luftuar për lirinë tonë, ndjejmë thellë vlerat që kjo ditë përfaqëson dhe qëndrojmë përkrah të gjithëve që përpiqen për një të ardhme të ndritur, të lirë dhe të bashkuar”, ka thënë Haradinaj.