Kryeministri Albin Kurti, nesër do të jetë në Gjermani.
Kurti do të takohet me mërgatën atje, por përveç Kurtit atje do të jetë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Njoftimi i LVV-së:
Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Frankfurt
NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.
Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!
Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë.