Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka adresuar kritika ndaj Komisionit hetimor parlamentar për tekstet shkollore.
Deputeti i LVV-së Armend Muja tha se komisioni hetimor për tekstet shkollore në vazhdimësi ka shkelur rregulloren e Kuvendit sa përketë kuorumit dhe vendimmarrjes.
“Ky komision ka bërë shkelje të vazhdueshme.
Kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për Hetim Parlamentar duke mbajtur mbledhje pa kuorum e thirrur njerëz në hetime jashtë të gjitha konturave ligjore”, ka thënë mes tjerash Muja.