Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka kujtuar rënien e Murit të Berlinit në 35-vjetorin e kësaj ngjarje.
Këtë moment, Ajeti e quan historik për Gjermaninë dhe Evropën.
“9 nëntori 1989 mbetet një simbol i vullnetit të pandalshëm për liri dhe unitet, që tejkalon çdo pengesë të mundshme. Një ngjarje që ndryshoi botën, një triumf i lirisë që hapi rrugën e ribashkimit të Gjermanisë pas 41 vitesh ndarje”, ka shkruar ambasadori në Facebook.
Tutje, ai shton se ky zhvillim ishte një inspirim edhe për qytetarët e Kosovës, duke dëshmuar se rruga drejt çlirimit dhe lirisë është e pandalshme.