Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, atë moment e ka konsideruar si historik për të gjithë Evropën.
Osmani përmes një shkrimi në X tha se më 9 nëntor të viti 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.
“35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit—një moment historik për të gjithë Evropën! Më 9 nëntor 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.
Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë. U kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë nuk mund ta pengojë lirinë”, shkroi tutje Osmani.