Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen

Aktuale

Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 13:26
35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në  35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, atë moment e ka konsideruar si historik për të gjithë Evropën.

Osmani përmes një shkrimi në X tha se më 9 nëntor të viti 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.

“35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit—një moment historik për të gjithë Evropën! Më 9 nëntor 1989, liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen.

Rënia e murit ribashkoi familjet dhe një komb të ndarë, por gjithashtu frymëzoi një botë të tërë. U kujtoi të gjithëve se asnjë pengesë nuk mund ta pengojë lirinë”, shkroi tutje Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat