35-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Hoxhaj: Momenti që shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të njerëzve në Evropë

Aktuale

35-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Hoxhaj: Momenti që shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të njerëzve në Evropë

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 16:15
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka thënë se ai moment shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit.

Tutje, Hoxhaj shton se ky akt guximi dhe aspirate për një botë më të mirë frymëzon ende sot, duke kujtuar vlerën e bashkimit dhe demokracisë.

“’Rrezojeni këtë mur’ tha Roland Reagan fjalim që iu dha zemër gjermanëve për rrugën drejt bashkimit. Sot, u bënë 35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, një moment historik që shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit.

Ky akt guximi dhe aspirate për një botë më të mirë frymëzon ende sot, duke na kujtuar vlerën e bashkimit dhe demokracisë. Në maj të këtij viti, vizitova Ambasadën e SHBA-së në Berlin dhe isha tek vendi ku Presidenti Reagan kishte mbajtur fjalimin e tij historik më 1987”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat