Gara për Kuvend – Muhaxheri “lë” Pejën, mësyn Prishtinën

Aktuale

Gara për Kuvend – Muhaxheri “lë” Pejën, mësyn Prishtinën

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 20:33
Gazmend Muhaxheri

Krah për krah, i madh e i vogël u mblodhën, për ta pritur numrin një të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lumir Abdixhiku  në vazhdën e tubimeve  në kuadër të “Turneut të Ndryshimit” këtë të shtunë, shkoi në Pejë.

I pari i këtij qyteti Gazmend Muhaxheri, i cili i uroi mirëseardhje bashkpartiakut, tha se komuna që ai e udhëheq  i ka qëndruar përherë besnike LDK-së.

Nga kjo mbledhje, ai pati edhe një zotim për të ardhmen.

Para pejanëve kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë definuese për fatin e Kosovës.

Por ky pati edhe një thirrje.

Veç fjalimeve Abdixhiku  prezantoi edhe listën e  kandidatëve për deputet nga Rrafshi i Dukagjinit të prirë nga Gazmend Muhaxheri, për të vazhduar me Kujtim Shalën, Besa Gaxherin, Fatmir Asllanin,Albulena Mujaj-Bajraktarin, Rexhep Kurtbogajn e Xhenet Syka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat