Hargreaves: Kjo ceremoni të na frymëzojë që të vazhdojmë të punojmë për paqe në rajon

Aktuale

Hargreaves: Kjo ceremoni të na frymëzojë që të vazhdojmë të punojmë për paqe në rajon

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 12:15
Jonathan Hargreaves

Të punojmë për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë botën. Ky ishte mesazhi me rastin e përkujtimit të 14 ushtarëve të rënë britanikë në Kosovë.

Ceremonia përkujtimore mblodhi diplomatë britanik e të tjerë që veprojnë në vendin tonë, ushtarë të KFOR-it dhe FSK-së, përfaqësues të institucioneve tona, si dhe politikanë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se kjo ceremoni të jetë frymëzim për të punuar për paqe.

“Ceremonia e sotme ka kuptime të ndryshme për secilin prej nesh. Shpresoj, ta vazhdojmë këtë ceremoni, për të frymëzuar të gjithë dhe shpresoj që ky mëngjes, të na frymëzojë që të vazhdojmë të punojmë për paqe, në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni ka pasur edhe lutje nga prifti britanik, si dhe fjalime të shkurtër dhe poezi nga ushtarët britanik për të rënët.

Nderime për ushtarët bënë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe komandantë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat