Vdekja e Musliut dhe Qorrollit, Haradinaj: Kosova humbi dy luftëtarë që dhanë gjithçka për lirinë e vendit

Aktuale

Vdekja e Musliut dhe Qorrollit, Haradinaj: Kosova humbi dy luftëtarë që dhanë gjithçka për lirinë e vendit

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 13:08
Musliu dhe Qorrolli

Me rastin e vdekjes së ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Musliut dhe Naim Qorrollit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi humbi dy luftëtarë të lirisë, dy atdhedashës që i bënë ballë armikut dhe dhanë gjithçka për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit.

Haradinaj iu shprehu ngushëllime familjeve Musliu e Qorrolli për humbjet e tyre.

“Në memorien tonë, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat