Ngjarje e rëndë: Plagoset me armë zjarri një polic në Fushë Kosovë

Aktuale

Ngjarje e rëndë: Plagoset me armë zjarri një polic në Fushë Kosovë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 14:46 Përditësuar në ora: 15:30 më 10.11.2024
Foto ilustrim

Nga Emergjenca flasin për gjendjen shëndetësore të policit që u plagos në Fushë Kosovë

Një polic është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në Fushë-Kosovë.

Ai është plagosur në thembër dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar nga Emergjenca, Sami Bajqinca.

“Stabil, asgjë serioze. Plagë mbi thembër”, tha ai.

Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo

Ky është zyrtari policor i plagosur në Fushë Kosovë, ishte kalimtar rasti

Para rreth një ore më parë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, ku për motive akoma të panjohura një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Mësohet se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.

Media ka mësuar ekskluzivisht se polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti në momentin kur u qëllua me armë zjarri.

Nga informacionet e para e siguruara, bëhet e ditur se polici i cili u qëllua me armë zjarri ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i takon Njësisë së Trafikut.

Plagosja me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një plagosje ka ndodhur sot në ora 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Viktima është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në  Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”

Ngjarje e rëndë: Plagoset me armë zjarri një polic në Fushë Kosovë

Paraditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Media ka mësuar se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.

Nga informacionet e para që ka siguruar media bëhet e ditur se polici i cili u qëllua me armë zjarri ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i takon Njësisë së Trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat