​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë

Aktuale

​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sot Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se nuk po i bën presion Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL UÇK në Deçan, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të ketë raporte më mira me SHBA-në si aleatin e saj historik.

Ai ka paralajmëruar se nëse merr besimin e popullit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të krijojë edhe ministrinë e kategorive të lirisë.

Haradnaj: Kurti s’po i bën presion Vuçiq për zbatimin e marrëveshjeve

“Në të kaluarën ka qenë e paraparë, çdo punë që e bëjmë ne për dialogun edhe Serbia ta bëjë dhe në fund të na njohë si shtet. Po e shihni çfarë stresi ka qenë qëkur ka ardhur Qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë shkaku i zgjidhjeve dhe veprimeve të gabuara të tij dhe nuk e kanë në agjendë Serbinë të na njohë. Nuk po i bënë presion Vuçiqit t’i nënshkruajë marrëveshjet. Atëherë, ne po u themi amerikanëve, ne po duam të hyjmë në NATO, nuk e ndërlidhim me Serbinë, nuk po ua kërkojmë nënshkrimet e marrëveshjeve, nuk janë të gatshëm, vetëm me ju po dëshirojmë të kemi punë... Është mirë të fuqizojmë rininë. Do ta krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, e kanë edhe vendet e tjera, për t’iu rikujtuar të gjithëve sa është e rëndësishme është kjo temë. Nuk do të heqim dorë një ditë dhe do të ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat