Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kompleksi Memorial i Marecit është dëshmi e përjetshme e idealeve të dëshmorëve tanë, një vend që na kujton madhështinë e flijimit për atdhe.
Postimi i plotë
“Ky kompleks, me muzeun e tij, është një thirrje për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për Kosovën”, tha ai përmes një postimi në Facebook.
“Ne si Kryeqytet do të përpiqemi që të kontribuojmë në vazhdimësi që vepra dhe sakrifica e tyre të mbetet dëshmi për gjeneratat në vijim”, ka shkruar ai.